Maqedoni

Ministria e Mbrojtjes e RMV-së, konkurs për pranimin e 300 ushtarëve profesionistë

16.01.2024 11:49

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për pranimin e 300 ushtarëve profesionistë në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut....

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për pranimin e 300 ushtarëve profesionistë në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Afati i paraqitjes është shtatë ditë, përfshi edhe ditën e shpalljes së konkursit.

 
“Të rinjtë të cilët janë të interesuar që të aplikojnë duhet t’i plotësojnë këto kushte: të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të jenë të moshës madhore, të kenë përfunduar arsimin e mesëm, të kenë aftësi të veçanta shëndetësore dhe fizike dhe të mos jenë më të vjetër se 25 vjeç në ditën e përfundimit të shpalljes për pranimin e ushtarëve profesionistë. Paga e ushtarëve profesionistë do të jetë mbi 31,000,00 denarë, me mbi 10,000,00 denarë shtesë për sigurim të ndërtesave.”.
 
Kandidatët të cilët paraprakisht kanë aplikuar në shpalljen publike për pranimin e ushtarëve profesionistë dhe kanë kaluar me sukses të gjitha fazat e procedurës dhe nuk janë pranuar për shërbim në ushtri, nëse nuk kanë kaluar më shumë se nëntë muaj nga kontrollet e fundit, nuk i nënshtrohen kontrollit për gjendjen fizike dhe kontrollet shëndetësore, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.