Botë
Shpërtheu granata në veri të Mitrovicës, u plagosën dy persona
16.01.2024 12:12
Dy persona janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate dore në veri të Mitrovicës pak para mesnatës....

Dy persona janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate dore në veri të Mitrovicës pak para mesnatës. Njëri prej të plagosurve është më rëndë, por të dy janë jashtë rrezikut për jetën.
“Ata po trajtohen ne spitalin e Mitrovicës së Veriut. Njësitë policore relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.”, tha Elshani.
Sipas informacioneve të para ende të pakonfirmuara, dy të plagosurit ishin duke dalë nga hoteli kur ishte hedhur një granatë dore nga një veturë në lëvizje.
