Maqedoni

Takimi Pendarovski - O'brajan: Të vazhdojmë rrugën drejt anëtarësimit në BE

16.01.2024 12:21

Presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos...

Presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, realizoi  takim me Xhejms O'Brajan, ndihmës sekretar i shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit të ShBA-së.
 
Në takim u bisedua për situatën aktuale lidhur me integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, për procesin e reformave, si dhe për situatën politike në vendin tonë dhe në rajon. Në takim u rikonfirmua mbështetja e ShBA-së për aspiratat evropiane të Maqedonisë së Veriut, si dhe u shpreh pritshmëria nga Uashingtoni zyrtar se vendi do të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.