Maqedoni

Bujqësia, modernizimi me fotovoltaik lundrues

16.01.2024 14:19

Për të mos u rritur çmimi i ujit, si shërbim që u ofrohet fermerëve, në plan është vendosja e fotovoltaikëve lundrues...

Për të mos u rritur çmimi i ujit, si shërbim që u ofrohet fermerëve, në plan është vendosja e fotovoltaikëve lundrues. Kjo do të ndihmojë në uljen e shpenzimeve të energjisë elektrike që ShA "Ekonomisë së ujërave" ka për stacionet e pompimit.
 
“Do të përmirësoj mbështetjen e bujqësisë me energji elektrike të pastër, me mundësi që sasitë e tepruara të energjisë elektrike që do të prodhohen, të kthehen në rrjetin energjetik të shtetit.”, - deklaroi udhëheqësi në MBPEU, Bojan Durnev. 
 
Është nënshkruar kontrata për përgatitjen e dokumentacionit teknik. Projekti realizohet me grant nga Spanja në vlerë mbi 700 mijë euro.
 
“Kjo mbështetje e Spanjës tregon marrëdhënien e fortë që vendi juaj ka me Spanjën. Gjithashtu, kjo mund të shihet edhe në një këndvështrim më të gjerë, që është sjellja e vendit tonë në Bashkimin Evropian.”, - theksoi ambasadori i Spanjës, Hoze Luis Lozano. 
 
Së pari, do të kërkohen lokacione për impiantet fotovoltaike lundruese. Më pas do të punohet për studimin e fizibilitetit dhe faza e tretë do të jetë instalimi.
 
SEDAT SELIMI