Maqedoni
Kompanitë maqedonase, kamionët me mallra do t’i masin vetëm një herë
16.01.2024 14:41
Nga 1 shkurti, kompanitë maqedonase që importojnë ose eksportojnë në Serbi dhe anasjelltas...

Nga 1 shkurti, kompanitë maqedonase që importojnë ose eksportojnë në Serbi dhe anasjelltas, do t'i masin kamionët me mall vetëm një herë. E njëjta gjë do të vlejë edhe për mallrat që kalojnë transit nëpër të dy vendet. Drejtori i Drejtorisë doganore të Republikës së Maqedonisë, Stefan Bogoev dhe homologu i tij nga Serbia, Branko Radujko, nënshkruan memorandum për njohjen e shënimeve nga peshimi i të ashtuquajturave terminale doganore mes të dyja vendeve.
“Të gjitha këto automjete me mallra në hyrje dhe dalje janë peshuar dy herë, një herë në Maqedoni dhe një herë në Serbi, por me nënshkrimin e protokollit të sotëm për njohjen e të ashtuquajturave peshore, këto mjete mallrash do të peshohen vetëm një herë dhe kjo gjë për kompanitë do të kursejë kohë dhe para. Premtova se Drejtoria Doganore do të veprojë si partner i komunitetit të biznesit, me qëllim të krijimit të kushteve për rritjen e konkurrencës së tyre në tregun ndërkombëtar.”, - deklaroi drejtori i Drejtorisë Doganore, Stefan Bogoev.
Bogoev: Një nismë e tillë pritet edhe me Shqipërinë
Bogoev bëri të ditur se do të nisë një iniciativë që marrëveshje të tillë të ketë edhe me Shqipërinë, në mënyrë që importi dhe eksporti i mallrave në atë anë të shkojë më shpejt.
“Kjo mbetet për t'u zbatuar në fushën e trafikut të pasagjerëve, që pavarësisht faktit se kontrolli i pasaportave kryhet në një vend dhe në dy kabina kontrolli, ka ende periudha kur ka turma të mëdha. Drejtoria Doganore shpreson se Ministria e Punëve të Brendshme së shpejti do ta përfundojë procesin për qarkullim më të shpejtë të udhëtarëve në këtë vendkalim.”, - theksoi drejtori i Drejtorisë Doganore, Stefan Bogoev.
Këmbimi tregtar mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë është gati një miliard euro. Vitin e kaluar është shënuar rritje e eksporteve nga pala maqedonase.
FLUTURA LATIFI
