Maqedoni
Punësimet në M-NAV, VMRO akuzon për punësime partiake
16.01.2024 15:59
Nga VMRO-DPMNE-ja kanë vazhduar akuzat në drejtim të dy partive më të mëdha politike në Qeveri, LSDM dhe BDI...

Nga VMRO-DPMNE-ja kanë vazhduar akuzat në drejtim të dy partive më të mëdha politike në Qeveri, LSDM dhe BDI, se të njëjtat për vite të tëra në Kompaninë e Aviacionit dhe Fluturimeve Civile kanë punësuar anëtarë të familjes dhe të afërt të tjerë familjar. Sipas zëdhënësit të VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski, numri i funksionarëve të cilët kanë punësuar anëtarë të familjes në këtë kompani është i madh dhe për këtë duhet të kryhet një hetim më i detajuar.
“Opinioni e dinë se që nga viti 2018 kemi paralajmëruar vazhdimisht për punësime partiake në M-NAV. Kujtojmë se në vitin 2018 kemi njoftuar se për shkak se nuk kanë pranuar dhe kanë pësuar presione, edhe janë ndërruar anëtarët e komisionit në M-NAV, deri në punësimin e kuadrove partiake atje.”, - deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.
Nikollovski: Kuadrot janë ekspertë
Por, këto akuza i kanë hedhur poshtë nga LSDM-ja, të cilët kanë pohuar se kuadrot të cilat janë të punësuar në M-NAV janë ekspertë të fluturimeve civile, të cilët janë kuadro të shkolluara para 20 viteve edhe atë jashtë vendit dhe nuk ka pasur mundësi që ai të ndikojë në punësimin e axhës së tij, tha mes tjerash ministri i Bujqësisë, Lubço Nikollovski.
“A e dini se për cilat kuadro po flasim? Për kuadrin më të përsosur dhe më kualitativ dhe ekspert të këtyre lëmive, të cilët janë shkolluar në Japoni, Kinë dhe në Slloveni, të cilët pas 20 viteve janë kthyer në vendlindjen e tyre dhe ne të krenohemi që po kthejmë kuadro të tilla profesionale në vendin tonë. Akuzat e VMRO-DPMNE-së janë çmenduri, sepse më akuzojnë se kam ndikuar në punësimin e xhaxhait tim, i cili ka qenë i punësuar gjatë viteve të 80-ta, dhe si paska pasur mundësi që unë në atë kohë, kur unë s’kam qenë i lindur fare apo kam qenë i vogël?!”, - theksoi ministri i Bujqësisë, Lubço Nikollovski.
Pas rrëmujës, në këtë institucion ka hyrë edhe Inspektorati i Punës për të kontrolluar ligjshmërinë e punësimeve. Nga aty kanë treguar se nuk do të merren me lidhjet familjare, por me ekspertizën e atyre që janë punësuar dhe nëse i kanë plotësuar kushtet ligjore për vendet e punës për të cilat kanë aplikuar. Inspektorati pritet që deri në javën e ardhshme të dalë me një raport te detajuar.
FITIM KRYEZIU
