Botë

Ushtria izraelite mohon të ketë vrarë pengje, mbi 300 mijë banorë pa strehim dhe ushqim

16.01.2024 16:59

Vazhdojnë tensionet duke u shtrirë në nivele më serioze si pasojë e sulmeve që po zhvillon Izraeli...

Vazhdojnë tensionet duke u shtrirë në nivele më serioze si pasojë e sulmeve që po zhvillon Izraeli tanimë në pjesën qendrore të Gazës, që sipas tyre kanë për qëllim të shkatërrojnë Hamasin. Ushtria izraelite ka njoftuar se ekziston shqetësim serioz për të ardhmen e pengjeve, vdekja e të cilëve ishte publikuar në një video të Hamasit. Tel Avivi kundërshton duke thënë se asnjë nga ata nuk është vrarë gjatë bombardimeve izraelite. 
 
“Ndërtesa ku ata ruheshin nuk ishte cak dhe nuk ishte e sulmuar nga forcat tona. Nëse do ta dinim lokacionin e tyre në kohë reale, nuk sulmojmë vend ku mund të ketë të rrëmbyer.”, - deklaroi zëdhënësi i Ushtrisë izraelite, Daniel Hagari. 
 
Autoritetet ndërkombëtare kanë rritur përpjekjet për shpërndarjen e ushqimit për personat e zhvendosur në territorin e Gazës. Sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara tha se zgjidhje e vetme e mundshme është ndërprerja e menjëhershme e sulmeve dhe apeloi te Hamasi për lirimin e pengjeve.
 
“Kombet e Bashkuara dhe partneret tanë nuk munden në mënyrë efektive të dërgojnë ndihma humanitare derisa Gaza është nën bombardime të rënda, të shtrira në territor dhe të pamëshirshme.”, - theksoi sekretari gjeneral i KB-së, Antonio Guterres.
 
Kur shohim bombardimet dhe shkatërrimet që ndodhin në Gaza, ku rreth më shumë se 23,000 njerëz janë vrarë dhe dy të tretat e numrit janë gra dhe fëmijë, Gaza më nuk ekziston dhe do të kemi pasoja afatgjate, tha kryeministri i Katarit.  
 
"Unë besoj se duhet të reagojmë drejt përgjegjësisë sonë. Ne nuk mund të kemi zgjidhje mes dy shteteve pa i dhënë fund divizionit palestinez. Nuk mund të kemi një zgjidhje pa pasur një qeveri dhe politikanë në Izrael, të cilët besojnë në bashkëjetesë paqësore. Dhe ne nuk mund të vazhdojmë me gjithë këtë pa i dhënë fund kësaj lufte.”, - u shpreh kryeministri i Katarit,  Sheik Mohamed Bin Abdulrahman Al-Thani. 
 
Tension shtesë në Lindjen e Mesme janë edhe sulmet e Huthëve të mbështetura nga Irani. Nga ky grup theksojnë se do të vazhdojnë aksionet në Detin e Kuq, derisa nuk përfundon agresioni në Gaza. Nga ana tjetër ka këmbime zjarri mes Izraelit dhe Hezbollahut në kufirin me Egjiptin dhe Libanin.
 
LEUNORA KALIQI