Maqedoni

Parashikimi i motit

17.01.2024 09:00

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i ndikimit të masave ajrore të lagështa me origjinë jugore....

Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet te ulët në pjesën më të madhe të vendit ndërsa në perëndim me intensitet deri mesatar. Në jug reshje shiu me intensitet të ulët e lokal. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor, ndërsa përgjatë Vardarit do të jetë e përforcuar. 
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4°C deri në 3°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 6°C deri në 13°C.
 
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me erë të dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në -2°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 8°C.