Hagë: Shesheli të kthehet në burg

30.03.2015 17:28

Tribunali i Hagës për Krime të Luftës sot e ka anuluar lirimin e përkohshëm të ish-liderit të akuzuar serb, Vosjillav Sheshel, i cili ishte liruar me arsyetimin se është i sëmurë...

Vojisllav Shesheli, sot ka deklaruar se nuk do të kthehet vullnetarisht në Hagë. Tribunali i Hagës, sipas dokumenteve të tij, “urdhëron dhomën gjykuese që menjëherë ta anulojë lirimin e përkohshëm të Sheshelit dhe të urdhërojë kthimin e tij në Njësinë e Burgimit të Kombeve të Bashkuara” në Hagë.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, Tribunali i Hagës ka lejuar që Vojisllav Shesheli të kthehet në shtëpi në Serbi për trajtim nga kanceri derisa Gjykata e Hagës të vendos për akuzat për krime të luftës gjatë luftërave në Ballkan.