Maqedoni
MPB: Sanksionohen 152 shoferë në Shkup
17.01.2024 09:33
Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e shtuara...

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e shtuara në trafik ku në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 152 sanksione
Nëntë gjoba janë shqiptuar për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, katër sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), dhjetë sansksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, pesë sasnksione për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë.
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
