Maqedoni

Këshilli Gjyqësor diskuton për shkarkimin e kryetares së Supremes

17.01.2024 11:56

Iniciativa e shkarkimit të kryetares së Gjykatës Supreme, sot do të jetë në rend dite në Këshillin Gjyqësor....

Iniciativa e shkarkimit të kryetares së Gjykatës Supreme, sot  do të jetë në rend dite në Këshillin Gjyqësor. Kjo iniciativë është iniciuar nga anëtari i Këshillit Gjyqësor, Milazim Mustafa. Besa Ademi kohë më parë foli hapur për presionet politike ndaj institucionit ku ajo ushton detyrën e saj.
 
Ademi po ashtu potencoi se gjykata që ajo drejton përballet me presione politike dhe kërcënime për shkarkim të gjyqtarëve suprem. Iniciativa për shkarkim, thuhet se bazohet në faktin se kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, me mospjesëmarrjen në seancat e Këshillit Gjyqësor, ka treguar mungesë kulture profesionale dhe juridike në veprim dhe respektim të institucioneve brenda sistemit të drejtësisë. Kryetarja e Gjykatës Supreme, si dhe ministri i Drejtësisë, janë dy të vetmit që janë anëtarë të Këshillit Gjyqësor sipas detyrës zyrtare dhe nuk kanë të drejtë vote në vendimmarrje.