Botë
Komuna e Mitrovicës së Veriut, peticion për shkarkimin e kryetarëve
17.01.2024 12:13
Nis peticioni për shkarkimin e kryetarëve të komunave në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq....

Nis peticioni për shkarkimin e kryetarëve të komunave në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq. Dhjetëra qytetarë serbë janë mbledhur pranë stacionit të autobusëve në Mitrovicë të Veriut për të nënshkruar peticionin për shkarkimin e kryetarit aktual të komunës, Erden Atiq.
Për të shkarkuar kryetarin duhen 3,640 nënshkrime. Sanja Kërtiniq, një nga nismëtarët e kërkesës për nisjen e peticionit në Mitrovicë të Veriut, qytetarët i njoftoi përmes mediave që të marrin me vete dokumentet e nevojshme për nënshkrimin e peticionit. Kërtiniq ftoi qytetarët që të nënshkruajnë kërkesën për shkarkimin e kryetarit aktual të komunës, duke u bërë thirrje edhe drejtorëve të institucioneve që financohen nga Serbia dhe punonjësve të këtyre institucioneve, që kanë vendbanim në Mitrovicë të Veriut, të marrin me vete letërnjoftimet dhe të nënshkruajnë peticionin. Në vendngjarje kanë dalë KFOR-i dhe EULEX-i.
