Maqedoni

Qeveria, ligje të reja për arsimin e mesëm dhe profesional

17.01.2024 15:33

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ka bërë të ditur se Qeveria ka miratuar dy ligje të reja...

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ka bërë të ditur se Qeveria ka miratuar dy ligje të reja të cilat synojnë të transformojnë sistemin arsimor në vend, ligjin për arsimin e mesëm dhe atë profesional dhe trajnim. Siç sqaroi ministri, Ligji për Arsimin e Mesëm pritet të fokusohet në zhvillimin e kompetencave dhe aftësive digjitale të nevojshme për të rinjtë për t’u përshtatur me kërkesat e arsimimit të mëtejshëm dhe punësimit efikas. Derisa Ligji i ri për Arsim dhe Trajnim Profesional synon të rregullojë konceptin e arsimit dual, me qëllim përmirësimin dhe zgjerimin e kësaj forme të arsimimit. me këtë ndryshim synohet modernizimi i sistemit arsimor dhe përgatitja e të rinjve për sfidat e tregut të punës, tha Shaqiri. Ai njëherit paralajmëroi se janë tejkaluar pengesat për hapjen e shkollës fillore në Vizbeg.
 
“U hap një diskutim se ka probleme me furnizimin e rrymës dhe furnizimin e ujit. U kaluan të gjitha këto vështirësi dhe obligimet që kishte MASh-i. Kemi rënë dakord me udhëheqësinë e komunës, në afat maksimal pas pranimit teknik, të bëjë regjistrimin e objektit, komfor procedurave në Regjistrin Qendror dhe të emërojë drejtorin, i cili do të dorëzojë kërkesat deri në Ministrinë e Arsimit për punësimet e reja, për ata fëmijë të cilët janë.”, - theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.
 
Hapja e shkollës është çështje ditësh, tha ministri Shaqiri, duke theksuar se procedurat e mëtutjeshme janë në duart e komunës. 
 
FARIJE DAUTI BAKIJU