“EURO 2024”, Maqedonia e V. triumfon pas tre viteve
17.01.2024 16:56
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në hendboll për meshkuj, iu ka dhënë fund garave në evropianin e hendbollit

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në hendboll për meshkuj, iu ka dhënë fund garave në evropianin e hendbollit që po mbahet në Gjermani. Pas një serie prej shtatë humbjeve me radhë dhe një pritje reth tre vjeçare hendbollistët më të mirë të vendit kanë shënuar fitore në një evropian edhe atë ndaj Zvicrës. Fitoren e fundit e kishte shënuar në “Botërorin e 2021”, të mbajtur në Egjipt, ku e rezultatin 32:29 e kishim mundur Kilin. Që në fillim të këtij evropiani ishte e qartë se Maqedonia me përfaqësuesen e Zvicrës do të luajnë për vendin e tretë në grupin “A”. Franca dhe Gjermania në bazë të cilësisë kolektive ishin shum më të fortë se të dyja përaqësueset dhe ajo u pa qartë në përballjet me Maqedonisë e Veriut ndeshje të cilat fituan me 10 gjegjësisht 9 gola diferencë.
Nga statistikat që veçohen hendbollistët e vendit në tri ndeshje humbën 50 topa, që paraqet rekord për fazën e garave në grupe dhe asnjë kombëtare në të evropian nuk ka as përfaqërisht kaq topa të humburnë tri ndeshje. Fitorja ndaj Zvicrës, hendbollistëve më të mirë të vendit , iu mundësoi të futen në grupin e bartësve për ndeshjet e balotazhit për botërorin e 2025-tës. Me këtë nuk do të mund të përbalet me Spanjën, Malin e Zi, Serbinë, Çekinë apo Poloninë dhe disa përfaqësuese tjera cilësore. Shorti për balotazhin e botërorit të ardhshëm do të mbahet në mars të këtij viti, ndërsa ndeshjet do të luheshin në fund të prillit apo fillim të majit. Organizator të botërorit të 2025-tës, për meshkuj do të jenë Kroacia dhe dy vendet nordike Danimarka dhe Norvegjia. Kroacia për herë të dytë do jetë nikoqir I një botërori, ndërsa Danimarka për herë të tretë e Norvegjia për herë të parë do jetë organizator i një botërori të hendbollit për meshkuj. (Gazetar Safet Ademi)
