“FIS – SLLALLOM” Shiffrin triumfoi në Flachau
17.01.2024 17:01
Skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin, ka dominuar në garën e sllallomit të zhvilluar në qendrën austriake Flaschau...

Skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin, ka dominuar në garën e sllallomit të zhvilluar në qendrën austriake Flaschau. Për amerikanen ishte kjo fitorja e pestë në këtë pistë, ndërsa e 94-ta në Kupën e Botës. Shiffrin shënoi fitore me kohën 1:49:35 minuta apo për 27 qindtat ishte më e shpejt se sllovakja Petra Vlhova. Në piedestal iu bashkua suedezja Sara Hector, për të cilën është ky rezultati i saj më i mirë në karrierën e saj.
Ndërsa skiatorja shqiptare Lara Colturi, ka shënuar rezultatin më të mirë në histori e disiplinave alpine për Shqipërinë në Kupën e Botës. 17-vjeçarja e lindur në Itali, garën e përfundoi në vend të nëntë në disiplinën e sllallomit, për 2 sekonda e 49 qindtat mbeti pas fitueses së garës. Shiffrin tani ka rritur avantazhin në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, ku ka 1029 pikë dhe po e njëjta renditje është edhe në disiplinën slalom, ku Shiffrin është e para ndërsa e dyta Vlhova. (gazetar Safet Ademi)
Flachau, rezultatet sllallom:
- 1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:49:35 minuta
- 2. Petra Vlhova (Slk) +0.27
- 3. Sara Hector (Sue) +1.11
- 4. Michele Gisin (Zvi) +1.38
Kupa e botës, renditja sllallom (7/11)
- 1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 530 pikë
- 2. Petra Vlhova (Slk) 505
- 3. Lenna Duerr (Njem) 366
- 4. Sara Hector (Sue) 246
- 5. Michele Gisin (Zvi) 242
Renditja e përgjithshme e Kupës së botës (20/43)
- 1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1029 pikë
- 2. Petra Vlhova (Slk) 802
- 3. Federica Brignone (Ita) 787
- 4. Lara Gut-Behrami (Zvi) 749
- 5. Sofia Goggia (Ita) 582
