Benzema padit ministrin e Brendshëm të Francës
17.01.2024 17:03
Ylli francez i futbollit, Karim Benzema, e ka paditur për shpifje ministrin e Brendshëm të Francës, Gerald Darmanin...

Ylli francez i futbollit, Karim Benzema, e ka paditur për shpifje ministrin e Brendshëm të Francës, Gerald Darmanin, pasi ai e kishte akuzuar për lidhje me “Vëllazërinë Myslimane”, raporton “BBC”. Darmanin tha në tetor se Benzema ka një “lidhje famëkeqe” me grupin islamik sunit. Avokati i Benzemas ka thënë se ky koment “minon nderin dhe reputacionin” e futbollistit.
“Vëllazëria Myslimane” është e ndaluar në disa shtete, përfshirë në Egjipt, Rusi dhe Arabi Saudite. Komenti i Darmaninit erdhi në tetor, pasi lojtari postoi në “Twitter” mbështetjen e tij për popullin e Gazës si “viktima të bombardimeve të padrejta që nuk kursejnë as gratë e fëmijët”. Duke cekur dështimin e Benzema për të shprehur simpati të ngjashme edhe për afro 1200 viktima izraelite që Hamasi i vrau më 7 tetor, Darmanin tha se Benzema është “i njohur për lidhjet me Vëllazërinë Myslimane”.
