Francë, fitore e konservatorëve të ish-presidentit Sarkozy

30.03.2015 18:10

Partia konservatore, UMP, që udhëhiqet nga ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, ka fituar vota më së shumti në zgjedhjet lokale në Francë, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën dje...

Me këtë rast janë zgjedhur përfaqësuesit në këshillat lokale. UMP-ja e ka rritur numrin e këshillave, ku e ka shumicën prej 40 në 67.

Partia Socialiste në qeveri dhe partitë e tjera të majta i kanë humbur 27 këshilla ose departamente. Partia e së djathtës ekstreme, Fronti Kombëtar, i ka fituar 62 vende, por nuk ia doli ta marrë kontrollin në asnjë këshill.

Këshillat lokale kanë përgjegjësi për arsimin, rrugët dhe shërbimet sociale në territoret e tyre administrative.