Botë
Tiranë, tensione në komisionet parlamentare
17.01.2024 18:05
Opozita e ka vijuar skenarin e kaosit edhe në komisionet parlamentare...

Opozita e ka vijuar skenarin e kaosit edhe në komisionet parlamentare, duke kaluar në përplasje të ashpra edhe me kolegët e së njëjtës parti. Gazment Bardhi e Flamur Noka i ndërprenë fjalën kryetares së komisionit të Medias, duke bllokuar seancën.
Por, nëse deputeti Bardhi ishte i dhunshëm verbalisht, Flamur Noka shkuli me forcë mikrofonin e drejtueses së mbledhjes, e më pas ta dëmtonte pajisjen. Noka dhe Bardhi kishin vendosur edhe zhurmues në sallë, çka solli dhe ndërprerjen e komisionit.
Pas ngjarjes reagoi kryetari demokrat, Lulzim Basha, që i quajti burrecë kolegët e tij, ndërsa kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, tha se kjo ishte një nga ngjarjet më të turpshme në Kuvend.
LULJETA NDOKA
