Maqedoni

Nderohen të rënët e janarëve të përgjakshëm

17.01.2024 18:29

Në organizim të LPK-së dhe brigadës 111 “Beqir Limani”, sot në Kërçovë...

Në organizim të LPK-së dhe brigadës 111 “Beqir Limani”, sot në Kërçovë u zhvilluan homazhe për të rënët e lirisë, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës dhe të gjithë atyre që u flijuan për idealet kombëtare në janarët e përgjakshëm.
 
Në shenjë kujtimi dhe nderimi për veprën e tyre madhore, LPK-ja dhe brigada 111 “Beqir Limani” sot në varrezat e fshatit Kollarë, nderuan flakadanët e lirisë, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, si dhe veprimtarët dhe dëshmorët e kësaj ane që flijuan gjithçka për idealet kombëtare. 
 
Flijimi i martirëve të kombit në janarët e përgjakshëm, është mesazh i sakrificës për idealet kombëtare. Jusufi, Bardhoshi e Kadriu dhe të gjithë ata që e ndoqën rrugëtimin atdhetar të lirisë, do të kujtohen përjetësisht nga gjeneratat e reja, dhe ata do të jenë burim i pashtershëm i frymëzimit atdhetar, potencoi me këtë rast kryetari SHVL-UÇK-së, Fazli Veliu.
 
Në këtë ditë të nderim-përkujtimit të flakadanëve të janarit, u bënë homazhe edhe në vendprehjet e veprimtarëve të kësaj ane. Mustafa Fejza, Sulejman Elezi, Abdulla Mokra, Rrahim Arsllani, Shaqir Sadiku, Gafurr Zendeli, Ferit Ramadani, Veli Veliu, Sali Ramadani, Tefik Ramadani, Sabit Ramadani, Cejno Alili, Medin Emini, Shpëtim Fejza, Enver Mahmudi, Abedin Hyseni, Ruzhdi Veliu dhe dëshmori i kombit Beqir Limani.
 
SHABAN DALIPI