Maqedoni
Vijon seanca e Këshillit Mbikëqyrës të M-NAV
18.01.2024 12:03
Seanca e Këshillit mbikëqyrës e shërbimeve të aviacionit M-NAV...

Seanca e Këshillit mbikëqyrës e shërbimeve të aviacionit M-NAV për ndryshimin e menaxhmentit vazhdon edhe sot, deri në kompletimin e të gjithë dokumentacionit, njoftojnë nga M-NAV.
Bordi mbikëqyrës në M-NAV ka nisur seancën për ndryshimet në kryesi, sipas udhëzimeve që ka marrë nga Qeveria më 9 janar, dhe pas ndërhyrjes në institucion në fillim të këtij muaji, për shkarkimin e kryetarit të bordit drejtues, Fahrudin Hamidi dhe drejtorin ekzekutiv të sektorit, Lube Stamenkovski dhe në vend të tyre emërimi i Hekuran Asanit dhe Milan Korac, informuan nga shërbimi për informim në M-NAV.
Pas emërimit të drejtorëve të rinj, siç sqarojnë M-NAV, vijon nënshkrimi i procesverbalit të mbledhjes dhe dërgimi i dokumentacionit të nevojshëm në Regjistrin Qendror, nga ku merret vendimi. Përfundimi i të gjitha procedurave pritet të finalizohet javën e ardhshme.
