Maqedoni
Spitali i Shtipit, me aparaturë moderne, Mexhiti: Po avancojmë investimet në Shëndetësi
18.01.2024 12:22
Spitali Klinik i Shtipit u furnizua me aparaturë moderne laparaskopike...

Spitali Klinik i Shtipit u furnizua me aparaturë moderne laparaskopike dhe endoskopike për pacientët.
Numri një i dikasterit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, tha se kjo aparaturë bashkëkohore do të mundësojë shkurtim të hospitalizimit për pacientët, si dhe procedurë kirurgjike të lehtësuar.
Premtoi se investimet në sferën e shëndetësisë do të vijojnë edhe më tej dhe kanë për qëllim sigurimin e shërbimeve cilësore shëndetësore.
