Botë

Sulmet ndaj lëvizjes Huthi në Jemen, Lavrov: U shkelën normat ndërkombëtare

18.01.2024 12:47

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, thotë se Britania e Madhe ka shkelur ligjin ndërkombëtar...

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, thotë se Britania e Madhe ka shkelur ligjin ndërkombëtar teksa u pyet për sulmet ndaj lëvizjes Huthi në Jemen dhe mbështetjen ndaj Izraelit.
 
Ai tha se ShBA-ja dhe Britania e Madhe “kanë tejkaluar dhe në thelb kanë shkelur në tokë të gjitha normat e së drejtës ndërkombëtare”.
 
Sipas Lavrovit, arsyetimet e ShBA-së për sulmet kanë qenë “patetike”. Duke iu kthyer Lindjes së Mesme në përgjithësi, ai shtoi se trupat amerikanë po e tejkalojnë mirëpritjen e tyre në Irak.
 
Grupi militant ka sulmuar për javë të tëra anijet tregtare në Detin e Kuq, një “korsi” jetike e transportit për ekonominë botërore, duke pretenduar se ato ishin të lidhura me Izraelin. Mbretëria e Bashkuar tha se Huthi u përpoqën gjithashtu të sulmonin luftanijen britanike HMS Dajmond.