Botë

Mot i keq në Vlorë, pezullohet lundrimi i anijeve transportuese

18.01.2024 13:09

Moti i keq ka bërë që të pezullohet lundrimi i peshkarexhave dhe anijeve të vogla...

Moti i keq ka bërë që të pezullohet lundrimi i peshkarexhave dhe anijeve të vogla në gjirin e Vlorës. Për shkak të erës së fortë, dallgët raportohet se arrijnë deri në 2,5 metër lartësi, duke pamundësuar lundrimin e mjeteve të vogla.
 
Po ashtu, anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjerë dhe automjete nuk do të operojnë gjatë kësaj të enjteje sipas destinacioneve deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.
 
Sipas njoftimit, përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të ketë të premten.