Maqedoni

Analiza e Institutit “Arbën Xhaferi”, etnocentrizëm i skajshëm në financimin e diasporës

18.01.2024 13:31

IPP “Arbën Xhaferi” shpreh shqetësimin për financimin e projekteve...

IPP “Arbën Xhaferi” shpreh shqetësimin për financimin e projekteve që kanë të bëjnë me programet e diasporës për periudhën 2019-2023. Në bazë të analizës që ka bërë ky institut shumica e projekteve të financuara kanë favorizuar diasporën maqedonase.
 
Në tërësi, gjatë periudhës 2018-2023 nga gjithsej 183,299 euro të alokuara nga buxheti i shtetit për shoqatat, 174,199 euro janë alokuar për shoqata me përkatësi maqedonase dhe 9,100 euro për shoqata me përkatësi shqiptare.
 
Këto fakte sipas institutit “Arbën Xhaferi” dëshmojnë për etnocentrizëm të skajshëm maqedon, ndaj kërkojnë ndryshim të kritereve gjatë aplikimit, që nënkupton transparencë më të madhe dhe kritere të barabarta për të gjithë aplikuesit.  
 
“Konkurset dhe ndarja e fondeve në kuadër të programit për shoqatat e diasporës duhet të bëhen në mënyrë publike, me kritere të njëjta për të gjithë aplikuesit. Në komisionet për përzgjedhjen e projekteve duhet të ketë përfaqësues të të gjitha komuniteteve, si dhe shoqata nga diaspora. Shpërndarja e fondeve duhet të marrë parasysh strukturën demografike të diasporës, bazuar në rezultatin e regjistrimit të popullsisë 2021.”. 
 
Nga instituti “Arbën Xhaferi” kërkojnë nga MPJ-ja që të realizohet fushatë masive për informim të shoqatave të diasporës dhe të mërgimtarëve për mundësitë e financimit në kuadër të programit për shoqatat e diasporës dhe rritje të buxhetit vjetor për financimin e projekteve që kanë të bëjnë me diasporën e vendit. 
 
ERSAN PAJAZITI