Maqedoni

Konkursi për 300 ushtarë profesionistë, Petrovska: S’do të bie ndesh me zgjedhjet

18.01.2024 15:42

Në një deklaratë zyrtare, ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska...

Në një deklaratë zyrtare, ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, njoftoi sot se procesi i plotësimit të kapaciteteve të Armatës së Maqedonisë ndjek plane vjetore dhe ka një koordinim të ngushtë me Shtabin e Përgjithshëm të Armatës.
 
Ajo theksoi se konkursi për punësim aktual, i cili po zhvillohet, do të ndërpritet nëse nuk përfundohet para datës së zgjedhjeve sipas Kodit Zgjedhor.
 
“Ato njoftime janë shpallur në bazë të kërkesës që është bërë në fillim të janarit të këtij viti nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë dhe në përputhje me të gjitha planet për plotësimin e kapaciteteve, por edhe duke marrë parasysh numrin e daljeve të personelit nga ushtria për shkak të daljes në pension, shkarkimeve dhe arsyeve të tjera. Pra, ka një shpallje në vazhdim dhe sigurisht, sipas rregullave dhe Kodit Zgjedhor, do të jemi veçanërisht të kujdesshëm për çdo veprim në lidhje me këto shpallje. Nëse nuk përfundojnë përfundimisht, deri në shpalljen e zgjedhjeve, sipas kërkesës me ligj do të ndalen dhe do të vazhdojnë aty ku e kanë lënë pas përfundimit të procesit zgjedhor.”, - deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska.
 
Ajo gjithashtu bëri me dije se konkursi i fundit për punësimin e 300 ushtarëve profesionistë dhe 30 oficerëve është shpallur dy ditë më parë. Oficerët do të kryejnë shërbimin civil pas përfundimit të arsimit në Akademinë Ushtarake.
 
Në të njëjtën kohë, një njoftim i brendshëm për oficerët dhe nënoficerët është në proces.
 
SEDAT SELIMI