Maqedoni

Rikthimi i Ademit në krye të Gjykatës Supreme, LEN: Provë, se ende ka gjykatës me integritet

18.01.2024 16:04

Zgjedhjet dhe situatën në gjyqësi e ka komentuar edhe opozita shqiptare...

Sipas Lidhjes Evropiane për Ndryshim, vendimi i Këshillit Gjyqësor që Besa Ademi të mbetet kryetare e Gjykatës Supreme dëshmon se në vend ende ka gjykatës me integritet.
 
“Jemi të vetëdijshëm se një vendim i këtillë, pasoi falë faktit që në vend ka gjykatës me dinjitet dhe që e duan drejtësinë, pavarësisht presioneve të jashtëzakonshme nga pushteti. Po ashtu edhe si rezultat i reagimit të ashpër të faktorit ndërkombëtar, por edhe reagimit të opozitës shqiptare. Lidhja Evropiane për Ndryshim, falënderon të gjithë përfaqësuesit diplomatik në vendin tonë, që reaguan publikisht kundër kërkesës për shkarkimin e kreut të Këshillit Gjyqësor, znj. Besa Ademi, por edhe angazhimit të tyre që në Maqedoninë e Veriut të fitojë drejtësia,”, thuhet në njoftim.