Financimi i Diasporës, MPJ pa sqarime për etnocentrizmin
Pas publikimit të Hulumtimit të Institutit, Arbën Xhaferi...

Pas publikimit të Hulumtimit të Institutit, Arbën Xhaferi, dhe akuzave për etnocentrizëm të skajshëm në financimin e diasporës, MPJ doli me sqarim.
“Gjatë vitit 2023, Ministria e Punëve të Jashtme shpalli një thirrje publike për mbështetje të projekteve të bëra nga organizata, shoqata dhe individë, të cilët vijnë nga radhët e diasporës sonë, të cilën u ftuan të dorëzojnë aplikime për projekte që përfshijnë ide dhe iniciativa të interesit të tyre. Nga thirrja u pranuan 69 aplikime nga pjesëtarët e diasporës sonë, nga 16 vende. Ata u shqyrtuan nga Komisioni pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, i cili pas një analize të hollësishme vendosi të mbështesë 23 prej tyre, me vlerë të përgjithshme prej 2 milionë denarë. Në këtë proces, kriteri më i rëndësishëm ka qenë rëndësia, përmbajtja dhe ndikimi pozitiv i projekteve në diasporën tonë, duke pasur parasysh përfaqësimin gjinor, ashtu siç është marrë parasysh që projektet pasqyrojnë karakterin multietnik dhe multikulturor të vendit tonë.” – thuhet në njoftimin e MPJ.
