Suedia me fitore hap rrethin e dytë të garave
Kombëtarja suedeze e nisi me fitore...

Kombëtarja suedeze e nisi me fitore luftën për gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian, pasi triumfoi ndaj Sllovenisë me rezultat 28:22 në ndeshjen e parë të fazës kryesore.
Lucas Pellas me 8 gola, ishte më i spikaturi në radhët e kampionëve anktual evropian, ndërsa gardiani i tyre Andreas Palicka, kishte 14 pritje nga gjithsej 28 goditje drejt portës së tij.
Aleks Vlah me 7 gola, ishte më i spikaturi te sllovenët.
Kampioni i Evropës tani ka katër pikë në tabelë, po aq sa Danimarka, ndërsa Portugalia dhe Sllovenia kanë nga dy pikë.
Norvegjia dhe Holanda nuk kanë pikë. Të premten në program janë ndeshjet e xhiros së dytë, në të cilat do të përballen Sllovenia - Portugalia (15:30), Norvegjia - Holanda(18:00) dhe Danimarka – Suedia (20:30).