Skijim, gjithnjë e më shumë lëndime në disiplinat e shpejta
Stërvitjet e fundit të lëshimit që u mbajtën në pistën Streif...

Stërvitjet e fundit të lëshimit që u mbajtën në pistën Streif, të qendrës austriake Kitzbühelu, për shkak të rrëzimit të skiatorëve dhe nevojës së intervenimin të mjekëve ato dy herë u ndërpritën.
I pari që pësoi ishte Barnabas Szollos, që u rrëzua vetëm pas 10 sekondave rrqëshitje dhe më pas u lëndua edhe zvicrani Remi Cuche, të dy u transferuan në spital me helikopter.
Pak më mirë se këta të dy kaloi austriaku Stefan Babinsky, i cili përfundoi në rrjetën mbrojtëse dhe pa ndihmën e askujt erdhi deri në cak.
Lëndime të rënda në disciplinat e shpejta në këtë sezonë, kanë marrë edhe disa skiator të vet kreut botëror.
Kështu austriaku Marco Schwarz në fund të dhjetorit lëndoi gjurin në Bormio të Italisë, ndërsa fundjavën e kaluar në Wengen, u lëndua francezi Alexis Pinturault, i cili po ashtu përfundoi sezonin për shkak të lëndimit të gjurit.
Po ashtu sezoni përfundoi edhe për norvegjezin Aleksander Aamodt Kilde, që mori një çarje nën gju dhe u desh të kryhet intervenim kirurgjik.
Të premten dhe të shtunën në Kitzbühel, do të zhvillohet garat e lëshimit, ndërsa të dielën në program është gara e sllallomit.
