Ermir Lenjani tek FC Schaffhausen, e prezanton Admir Mehmedi
Ermir Lenjani është blerja më e re...

Ermir Lenjani është blerja më e re e skuadrës zvicerane, FC Schaffhausen. Prezantimi i tij në klubin e ri është bërë nga ish-futbollisti shqiptar, tashmë në rol drejtues, atë të drejtorit sportive, Admir Mehmedi.
Lenjani ishte nën kontratë me Ümraniyespor në Turqi deri në verë, në gjysmën e parë të sezonit ishte pa skuadër. Mund të përdoret edhe si mbrojtës i majtë dhe në mesfushë në të majtë.
Në Zvicër, Lenjani ka luajtur për Grasshopers, Sion, St. Gallen dhe Ëinterthur, 169 ndeshje në Super Ligë dhe 128 ndeshje në Challenge League. Në Francë ai gjithashtu ka luajtur për Stade Rennes dhe FC Nantes.
Drejtori sportiv i FC Schaffhausen, Admir Mehmedi, pret shumë nga blerja e re: “Ai është një profesionist absolut me një mentalitet të jashtëzakonshëm. Me të mund të shpresojmë për shumë dinamizëm në krahun e majtë. Është gjithashtu me shumë përvojë”.
Lenjani do të mbajë numrin 33 te FC Schaffhausen.
