Drita përforcohet me Bejtullain
18.01.2024 20:01
Egzon Bejtullai është futbollisti më i ri i Dritës....

Egzon Bejtullai është futbollisti më i ri i Dritës. Për transferimin e tij skuadra nga qyteti i Gjilanit ka njoftuar të mërkurën. "Kemi knaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje për transferimin e Egzon Bejtullait në radhët tona.
Egzoni sot i është bashkuar ekipit në Antalya të Turqis ku është pritur nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe shumë suksese së bashku", ka njoftuar skuadra gjilanase.
"Egzoni ka nënshkruar marrëveshje me klubin për dy vite e gjysëm dhe do të jetë me ne deri në qershor të 2026".
Futbollisti më herët ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tetovës.
