Serie A: Rrahmani përshkrun veten me një fjalë

18.01.2024 20:44

Amir Rrahmani është kthyer në vitet e fundit...

Amir Rrahmani është kthyer në vitet e fundit në një nga emrat më të njohur të futbollit italian. I kthyer në një prej shtyllave të Napolit që fitoi titullin kampion, mbrojtësi kosovar ka marrë shumë vlerësime dhe është zgjedhur nga Seria A si një prej lojtarëve që duhej të prezantonte Superkupën e Italisë që nis sot në Arabinë Saudite.

Në ndeshjen e parë përballen  Napoli dhe Fiorentina. Është hera e parë ndonjëherë që Superkupa përfshin katër skuadra me nënkampionët e Serie A dhe Coppa Italia që takohen me titullarët.

Ndërsa Rrahmanit, para kësaj ndeshje i është bërë një intervistë e shkurtër, për të treguar diçka më shumë për veten.

Përshëndetje Amir, si je?

Mirë, faleminderit.

Si shkoi udhëtimi?

Udhëtimi ishte i gjatë por i këndshëm.

Hera e parë në Arabinë Saudite?

Po, hera e parë.

Çfarë kënge dëgjon para një ndeshje të madhe?

Ka këngë të ndryshme pasi mua më pëlqen muzika. Por një prej tyre është Trevis Skot.

Kush ishte idhulli yt kur ishe fëmijë?

Ishte Tierri Henri.

Çfarë sporti ndjek përveç futbollit?

Më pëlqejnë sportet. Ndjek basketbollin, tenisin dhe gjithashtu Formula 1.

Si e përshkruan veten me një fjalë?

Zbavitës.