Merkato, Voska përforcohet në portë, prezanton Zahovin
Kostadin Zahov është futbollisti më i ri i skuadrës së Voska Sport....

Kostadin Zahov është futbollisti më i ri i skuadrës së Voska Sport. Portieri i cili në sezonet e fundit kishte veshur fanellën e Shkëndijës, disa ditë më parë u largua nga skuadra tetovare dhe sot iu bashkua bardhebluve nga Ohri.
Zahov vjen si një përforcim me vlera për skuadrën në prag të sezonit të ri. Portieri 36-vjeçar tek Voska, vjen me një bagazh të pasur, pesë tituj kampion dhe dy trofe në garat e Kupës së Maqedonisë, me Shkëndijën e Tetovës.
Ai shihet si një nga përforcimet më të mëdha të “liqenasve”, dhe me nje shpresë së skuadrës së Voskës do ti ndihmojë shum në garën për mbetje në elitën e futbollit vendor.
Në sezonin e fundit portieri Zahov, ka qenë pjesë e Shkëndijës ndërkohë që numëron dhe të tjera eksperienca në klubet e LPFM-së.
