Maqedoni

Ortodoksët kremtojnë Ujin e Bekuar

19.01.2024 10:20

Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot festën e Ujit të Bekuar...

Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot festën e Ujit të Bekuar. Edhe këtë vit do të vazhdojë tradita shekullore e hedhjes së kryqit në ujërat e shenjta. 
 
Dioqeza Ortodokse e Shkupit pranë Kishës Ortodokse Maqedonase  do të organizojë shenjtërimin tradicional të ujërave të lumit Vardar dhe aktin e hedhjes së Kryqit të Shenjtë.
 
Këtë vit janë paraqitur 157 qytetarë për kapjen e kryqit që do të hedhet në lumin Vardar. Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe të krishterë të Epifanisë – Ujit të Bekuar, uron të gjithë qytetarët me dëshirë Uji i Bekuar të na japë forcë, që të punojmë së bashku për prosperitetin e atdheut tonë dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë.
 
Të jemi të kujdesshëm dhe të mëshirshëm dhe të mbështesim njëri-tjetrin, duke dhuruar vazhdimisht dashuri dhe duke shpërndarë energji pozitive, thuhet në urimin nga presidenti, Pendarovski.