Botë
Luftimet në Gaza, Netanjahu kundër krijimit të shtetit palestinez
19.01.2024 11:04
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Izraeli vazhdoi bombardimet e tij në jug të Gazës...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Izraeli vazhdoi bombardimet e tij në jug të Gazës. Sulme ajrore u kryen në qytetin Kan Junis, ku sipas Tel Avivit, u strehuan liderët e Hamasit. Gjysmëhëna e Kuqe raporton dhjetëra të vdekur në spitalin qendror. Një shtet palestinez nuk do të krijohet pas fitores totale të Izraelit ndaj Hamasit, thotë kryeministri izraelit, Netanjahu.
“Kam 30 vite që e përsëris, ky nuk është konflikt për mungesë shteti, por për mbijetesë të shtetit të Izraelit. Nga çdo territor që tërhiqemi, kemi vetëm terror, siç ka në Libanin jugor. Po kështu në Gaza, në Jude dhe në Samari. Izraeli duhet të kontrollojë territorin e tij në perëndim të lumit Jordan.”, - deklaroi kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu.
Nga ana tjetër, zyrtari i Hezbollahut, Mohamed Raad, tha se Izraeli nuk është gati për luftë kundër grupit terrorist, duke thënë se Izraeli është "i frustruar dhe i zënë ngushtë" nga humbjet e tij në luftën kundër Hamasit në Gaza. Ndërkohë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, Kirby, thotë se nevojitet zgjidhje që të përfitojnë dy palët.
“Asgjë nuk ka ndryshuar në aspektin e pozicionit për një zgjidhje mes dy shtete që përfitojnë, si izraelitët ashtu edhe palestinezët. Është në interesin më të mirë të rajonit.”, - theksoi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, Xhon Kirbi.
Lufta në Izrael vazhdon të kërcënojë të gjithë rajonin. Huthit po hedhin sërish raketa-anijet në Detin e Kuq. Një anije amerikane në Gjirin e Adenit u godit gjithashtu.
“Forcat e armatosura të Jemenit kanë lejuar trafikun në Detin Arab dhe Detin e Kuq në të gjitha destinacionet në botë, me përjashtim të porteve të Palestinës së pushtuar. Ne po bllokojmë rrugët ose anijet izraelite për në Palestinën e pushtuar derisa të arrihet një armëpushim në Rripin e Gazës.”, - u shpreh zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit, Gjenerali Jahea Sarrea.
Për të shmangur përhapjen e luftës në Lindjen e Mesme në Pakistan dhe Iran, Pekini i ka kërkuar Karaçit dhe Teheranit që të përmbahen nga aktivitetet e armatosura.
“Irani dhe Pakistani janë vende fqinje dhe të afërta. Të dy kanë marrëdhënie miqësore me Kinën. Kina është e gatshme të luajë një rol konstruktiv në lehtësimin e situatës.”, - theksoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning.
Shtetet e Bashkuara janë në favor të zbutjes. Zëdhënësi, Metju Miller, mbështeti përpjekjet e Pakistanit për të bashkëpunuar me fqinjët e tij. Uashingtoni zyrtar nuk beson se incidenti i fundit i armëve pakistanezo-iraniane ka lidhje me situatën në Lindjen e Mesme dhe në Detin e Kuq.
FITORE DEMOLLI
