Qyteti i Shkupit propozon që MASh-i të shtojë paralelet në gjuhën shqipe
Qyteti i Shkupit do t’i dorëzojë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës propozim që këtë vit shkollor 2015/2016 në Shkup të hapen gjithsej 292 paralele nëpër shkollat e mesme, prej të cilave 200 paralele të jenë në gjuhën maqedonase, kurse 86 në gjuhën shqipe dhe 6 për etnitet e tjera...

“Sipas të dhënave statistikore, këtë vit shkollën fillore do ta kryejnë 2 560 nxënës shqiptarë, ndërsa hapen 86 paralele në gjuhën shqipe, plus tre paralele të cilat janë nën kompetencat e Ministrisë së Arsimit, që do të thotë gjithsej 89 paralele në gjuhën shqipe. Për këta nxënës do të ketë afër 3012 vende për nxënës në gjuhën shqipe”- deklaroi këshilltari i BDI-së në Qytetin e Shkupit, Qemal Musliu.
Pjesa më e madhe e paraleleve shqipe, të propozuara nga Qyteti i Shkupit, kanë të bëjnë për shkollat e mesme, “Zeflush Marku”, “Cvetan Dimov” dhe “Arseni Jovkov”, shkolla të cilat do të absorbojnë rreth 65 për qind të semi-maturantëve për këtë vit.
“Risi i këtij propozimi është se në Gjimnazin “Zeflush Marku” do të hapin vetëm drejtimin e gjimnazit për arsye se me këtë propozim parashihet që në Shkollën e Mesme “Cvetan Dijmov” të hapen 5 paralele në drejtimin e medicinës, që do të thotë se gjimnazi do të mbetet vetëm gjimnaz, ndërsa “Cvetan Dimovi” do bëhet qendër profesionale. Në Shkollën e Mesme Ekonomike “Arseni Jovkov”, në bazë të konkursit të vjetshëm kemi dallim. Më parë ka pasur me konkurs 12 paralele në gjuhën maqedonase, tani do të jenë dhjetë, ndërsa te paralelet shqipe rritet numri prej 7 në 8 paralele në gjuhën shqipe, që do të thotë se në nivel të Qytetit të Shkupit pritet që Ministria e Arsimit dhe Shkencës të hap rreth 20 paralele, gjimnazit 12 paralele në drejtimin e ekonomisë dhe 15 paralele në drejtim medicino-kemik”- tha Musliu.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, gjatë muajit prill do të prononcohet për propozimin e Qytetit të Shkupit. (Rexhep Qamili, TVM2)
