Botë
Nis peticioni i qytetarëve në Zveçan, të shkarkohet Peci nga pozita e kryetarit
19.01.2024 13:16
Në Zveçan qytetarët këtë të premte kanë filluar të nënshkruajnë peticionin...

Në Zveçan qytetarët këtë të premte kanë filluar të nënshkruajnë peticionin për shkarkimin e Ilir Pecit nga pozita e kryetarit të Komunës së Zveçanit.
Ata janë mbledhur në grupe të ndryshme, raportojnë mediat kosovare. Ndërkaq, përfaqësuesi i qytetarëve për peticionin në Zveçan, Darko Vuksanoviq, u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune që sot të dalin sa më shumë të votojnë për shkarkimin e kryetarit të komunës së Zveçanit, Ilir Peci. Afati i rregullt për mbledhjen e 20% të nënshkrimeve nga lista e votuesve skadon të dielën.
Afati i mbledhjes së nënshkrimeve për shkarkim të kryetarëve në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut e Zubin-Potok përfundon më 22 janar, ndërsa në Zveçan më 27 janar. Serbët në veri duan zgjedhje, duke shpresuar të fitojnë vetë ata.
