Botë
Kongresi në ShBA, voton për shmangien e mbylljes së Qeverisë
19.01.2024 13:38
Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar një projektligj për të financuar Qeverinë...

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar një projektligj për të financuar Qeverinë federale deri në fillim të marsit, duke shmangur mbylljen e pjesshme të Qeverisë. Ky projektligj i është dërguar presidentit Xho Bajden, për miratim final.
Projektligji kaloi me 314 vota për dhe 108 kundër, me 106 republikanë dhe dy demokratë që votuan kundër.
“Kemi lajme të mira për Amerikën. Nuk do të kemi mbyllje të premten.”, tha lideri i shumicës në Senat, demokrati, Çuk Shumer.
Por, me këtë qëndrim nuk u pajtuan disa republikanë të ekstremit të djathtë në Dhomën e Përfaqësuesve. Si Senati, ashtu edhe Dhoma përshpejtuan seancat për votim për shkak të parashikimeve se do të ketë një stuhi dimërore të premten që do të mund të pengonte mbajtjen e seancave për votim të projektligjit për financimin e përkohshëm të Qeverisë federale.
