Botë

Anija kozmike e nisur nga ShBA pëson disfatë, lë përgjysmë misionin e saj

19.01.2024 14:00

Anija kozmike e nisur nga ShBA në hapësirë për të tentuar një ulje në Hënë...

Anija kozmike e nisur nga ShBA në hapësirë për të tentuar një ulje në Hënë, e la përgjysmë misionin e saj dhe u shkatërrua mbi Paqësor. Peregrine One pësoi një defekt teksa ishte nisur drejt satelitit tonë natyror, duke shkatërruar kështu çdo perspektivë për të kryer një ulje siç ishte parashikuar.
 
Gjendur përballë kësaj situate, ekipi nga Toka e futi mjetin fluturues në një proces vetëshkatërrimi.
Sipas ekipit, pak ose aspak mbetje të anijes kozmike pritet që të kenë rënë në sipërfaqen e oqeanit Paqësor. Dhe nëse do të kishte pasur mbetje, ato do të ishin larg çdo popullsie. Astrobotik synonte që të dërgonte pesë instrumente të NASA-s në sipërfaqen e Hënës, për të studiuar mjedisin përpara kthimit të astronautëve, më vonë gjatë kësaj dekade.
 
Nëse anija Peregrine do të ishte në gjendje të zbarkonte me sukses, do të ishte bërë misioni i parë amerikan në gjysmë shekulli që e bën këtë dhe sipërmarrja e parë private që ndërmerrte këtë iniciativë. Vetëm agjencitë qeveritare nga ShBA, Bashkimi Sovjetik, Kina dhe India kanë arritur të bëjnë ulje të kontrolluara në Hënë deri më sot.