Maqedoni

Besimtarët ortodoksë kremtojnë Ujin e Bekuar, mbi 150 kandidatë në ujërat e bekuara të Vardarit

19.01.2024 14:54

Besimtarët ortodoksë kremtojnë festën e Ujit të Bekuar...

Besimtarët ortodoksë kremtojnë festën e Ujit të Bekuar. Edhe këtë vit tradita shekullore e hedhjes së kryqit u shënua në lumin Vardar, ku qindra besimtarë ortodoksë u mblodhën për t’u hedhur për kryqin.
 
Shënimi i kësaj feste filloi në mëngjes me liturgjinë tradicionale në kishën e “Shën Mërisë” nga ana e arqipeshkvit të Kishës Ortodokse Maqedonase z.z. Stefani, i cili më pas hodhi kryqin në lumin Vardar. Ai që pat më shumë fat këtë vit në mesin 150 të paraqiturve ishte 17-vjeçari, Gjorgji Nikollovski. 
 
“Çdo të mirë për të gjithë, Zoti është i madh, Zoti sheh gjithçka, të gjithë të jenë të bashkuar dhe të bashkohet Maqedonia dhe populli maqedonas.”, - u shpreh Gjorgji Nikollovski.
 
“Kur themi Zoti u lajmërua, me të vërtetë u lajmërua kur i përafrohemi Ujit të Bekuar, do të thotë të kemi gëzim të vërtetë në zemrat tona  dhe të dëgjojmë zërin e Zotit të drejtuar deri te të gjithë popujt dhe brezat nga të gjitha kohërat. Të jetë kjo festë për ne, e uruar dhe shekullore.”, - deklaroi kryetari z. z. Stefan i Kishës Ortodokse së Maqedonisë.
 
Në manifestimin qendror në Shkup të pranishëm ishin edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, kryetarja e Qytetit të Shkupit edhe disa përfaqësues të tjerë të jetës politike.
 
“Të gjithë besimtarëve ortodoksë dëshiroj t’ua urojë festën dhe u dëshiroj të gjithëve vit të suksesshëm dhe të mbarë.”, - theksoi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
 
Edhe presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, uroi festën dhe kërkoi nga të gjithë qytetarët bashkërisht të punojnë për prosperitetin e shtetit. 
 
“Uji i Bekuar të na japë paqe, qetësi dhe pozitivitet, që të përballemi me të gjitha sfidat gjatë këtij viti, i cili sapo ka filluar dhe bashkërisht të punojmë për prosperitetin e shtetit tonë dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë.”, thuhet në urimin e Pendarovskit. 
 
Edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, me urim të ngjashëm. 
 
“Le të jetë forca, e cila do të na bashkojë si qytetarë, si fqinjë, si miq dhe bashkëpunëtorë. Të jemi së bashku dhe të njëzëshëm, duke kontribuar për qëllimin që e synojmë dhe e meritojmë – Republika e Maqedonisë së Veriut, e avancuar, e suksesshme dhe anëtare e barabartë në familjen e madhe evropiane.”, thuhet në urimin e Xhaferit.
 
Me këtë rast, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, qytetarëve u kërkoi që përmes veprave të mira të kthejnë shpresën e tyre.
 
“Kësaj radhe do ta hapërojmë të gjithë së bashku, me mirëkuptim të ndërsjellë dhe respekt të ndërsjellë, pa dallim të përkatësisë sonë fetare, etnike apo politike, sepse ai është premtim nga paraardhësit dhe zotim të cilin do t’ua lëmë gjeneratave të ardhshme.”, thuhet në urimin e Mickoskit.
 
Kjo festë është i lidhur me bekimin e Jezu Krishtit nga Shën Gjoni, i cili prej atëherë quhet Pagëzo, ndërsa kapja e kryqit do të thotë bashkimi i njeriut me Krishtin dhe ai që do ta kapë kryqin tërë vitin do ta ndjek fati, shëndeti dhe mirëqenia. Kryqe janë hedhur edhe në disa vendbanime të tjera të vendit. 
 
REXHEP QAMILI