Maqedoni
Cilësia e ajrit, grimcat PM-10, brenda vlerave kufitare
19.01.2024 15:12
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor...

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, që bënë matjen e rregullt për cilësinë e ajrit në vendin tonë, tregojnë se niveli i ndotjes së ajrit dhe përqendrimet e grimcave PM-10 të janë brenda vlerës kufitare të të gjitha pikave matëse në vend.
“Të dhënat për përqendrimet mesatare ditore të grimcave të suspenduara MP10 janë në pikat mesatare të matjes në të gjitha qendrat e matjes. Përqendrimi mesatar ditor maksimal tetorësh i monoksidit të karbonit është brenda vlerës kufitare të të gjitha pikave matëse në shtet. Në një pjesë të luginave do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës ose vranësira të ulëta. Gjatë ditës do të jetë pjesërisht i vranët dhe relativisht i ngrohtë me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare dhe në pjesën perëndimore e fortë nga drejtimi jugperëndimor.”. (Cilësia e Ajrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut).
Sipas planit nacional dhe lokal, përmirësimi afatgjatë i cilësisë së ajrit kërkon përfshirjen e administratës në nivel qendror dhe lokal, sipërmarrjeve të vogla dhe të mëdha të biznesit, si dhe të gjithë qytetarëve dhe amvisërive.
“Qytetarët mund të përmirësojnë cilësinë e ajrit nëse shmangin djegien e qymyrit për të ngrohur shtëpitë. Nëse djegia e biomasës është e nevojshme, duhet të përdoret vetëm dru i thatë. Duhet të rritet izolimi termik i shtëpive, pajisja efikase për energji, kufizimi në përdorimin e automjeteve private dhe përdorim të transportit publik.”. (Plani Kombëtar për Cilësinë e Ajrit)
Moti përndryshe do të jetë i qëndrueshëm, gjatë ditës pjesërisht i vranët dhe relativisht i ngrohtë me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare dhe në pjesën perëndimore e fortë nga drejtimi jugperëndimor. Gjatë natës në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë reshje, të cilat në vendet e ulëta fillimisht do të kenë reshje shiu, e më pas do të kalojnë në borë. (Fitim Kryeziu, TVM2)
