Botë
Tiranë, dështon takimi për Reformën Zgjedhore
19.01.2024 15:33
Mbledhja e parë pas 2 vitesh e Komisionit të Reformës Zgjedhore dështoi të zhvillohej...

Mbledhja e parë pas 2 vitesh e Komisionit të Reformës Zgjedhore dështoi të zhvillohej. Deputetët e Gazment Bardhit dhe Berishës që kundërshtojnë reformën e rinisur mes PS-së e PD-së zyrtare, bllokuan sallën.
Ndonëse vetëm pak minuta para nisjes, kishte pohuar se do të merrte pjesë fizikisht në takimin e parë për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, me deputetët e tjerë të PD-së zyrtare nuk erdhën. Në këtë situatë, socialistët u larguan me mesazhin se asgjë nuk do ta bllokojë Reformën Zgjedhore.
Pasi ia doli të bllokojë mbledhjen e parë, Gazment Bardhi tha se nuk do të lejojë reformë të njëanshme. Nga të dy grupet e demokratëve u dhanë deklarata ku akuzonin njëri-tjetrin, për pazar me Edi Ramën.
Në mbledhjen e parë të Komisionit të Reformës Zgjedhore, do të miratohej kalendari i dakordësuar mes dy bashkëkryetarëve, Gjiknuri e Alibeaj, sipas të cilit një draft i dakordësuar do të duhet të ishte gati në mars të këtij viti.
LULJETA NDOKA
