LEN, Hiseni: Qeveria zhvat qytetarët përmes rrymës

19.01.2024 18:03

Lidhja Evropiane për Ndryshim....

Lidhja Evropiane për Ndryshim ka akuzuar institucionet e vendit se po zhvatin qytetarët përmes faturave të rrymës. Sipas tyre, në momente kur qytetarët gjenden buzë ekzistencës, Qeveria e korruptuar po i godet edhe më shumë duke e shtrenjtuar energjinë elektrike në mënyrë drastike. 

“Të nderuar qytetarë, nëse llogarisim se ne të gjithë s’kemi nevojë vetëm për ngrohje, por edhe të përgatisim ushqim, të lajmë rrobat me lavatriçe, të ngrohim ujin, atëherë a mund ta paramendoni se çfarë na pret kur vjen fatura në fund të muajit - shuma enorme që duhet të paguajmë dhe në këtë mënyrë Qeveria po e zbrazë të gjithë buxhetin tonë familjarë!? Ne s’jemi të varfër, por po na vjedhin në secilën sferë të jetës, po na vjedhin në ushqim, në jetesë, në energji elektrike.”, - deklaroi Fari Hiseni nga LEN-i.