Gjermanët mundën Islandën

19.01.2024 19:16

Gjatë ditës së enjte...

Gjatë ditës së enjte, në evropian u zhvilluan tri ndeshje. Në ndeshjen e parë të fazës së dytë të Kampionatit Evropian të hendbollit, Gjermania nikoqire e mposhti me rezultat 26:24 Islandën dhe kështu mbetet në lojë për gjysmëfinale.

Në kryendeshjen e ditës Franca ishte më e mirë se Kroacia, të cilën e mundi me 34:32, ndërsa Austria në një ndeshje dramatike me 30:29 e mundi Hungarinë. Franca  me 4 pikë e kryeson renditjen e grupit të dytë. Austria ka 3 pikë, ndërsa Gjermania dhe Hungaria nga dy pikë. Kroacia e pesta ka 1 pikë, ndërsa islanda e fundit pa pikë.

Të shtunën në program janë ndeshjet e xhiros së dytë, në të cilat do përballen Franca - Islanda (15:30), Kroacia - Hungaria (18:00)  dhe Gjermania - Austria (20:30).


Evropiani hendbollit, Grupi “I” – xhiroja e parë:

Hungaria - Austria 29-30 (17-17)

Kroacia - Franca 32-34 (18-18)

Gjermania - Islanda 26-24 (11-10)