Hendboll, Karabatiç - golashënuesi më i mirë në historinë evropianëve
19.01.2024 19:35
Një prej hendbollistëve më të mirë në botë...

Një prej hendbollistëve më të mirë në botë, veterani Nikolla Karabatiç, planifikon që në Lojërat Olimpike Verore në “Paris 2024”, të përshëndetet me hendbollin dhe përfaqësuesen franceze.
E deri sa kjo nuk do të ndodhë, ai po orvatet që në evropianin e hendbollit të futet në historinë e këtyre garave.
Në një farë mënyrë në ndeshjen me Kroacinë e bëri hapin e parë. Karabatiç në minutën e 45 të ndeshjes, e shënoi golin e tij të pestë, për avantazhin 26:22.
Për Nikolla Karabatiç ishte goli i 289 në kampionatet evropiane dhe u bë golashënuesi më i mirë në historinë e kampionateve evropiane.
Kështu ai arriti të thyejë rekordin e Sigurdssonit. Islandezi kishte shënuar 288 gola.