Wolf me më shumë pritje në “Euro 2024”
Portieri në sportin e hendbollit...

Portieri në sportin e hendbollit vlen aq sa arri dhe kjo po dëshmohet edhe në ndeshjet e evropianit të hendbollit që po mbahet në Gjermani.
Pas zhvillimit të katër ndeshjeve të këtij evropiani edhe pse gardiani suedez Andreas Palcika, po dëshmon se është një nga më të mirët në botë, statistikat për momentin e dëshmojnë të kundërtën.
Portieri i kombëtares gjermane Andreas Wollf, pas katër ndeshjeve në evropian, ka më shumw pritje.
Në fakt Wollf ka 43 mbrojtje prej gjithsej 115 goditje drejt portës së tij, ose ai ka përqindjen më të madhe prej 37.39 %.
Austriaku Constantin Mostel, është i treti me 42 pritje nga 129 goditje dhe ky ka para vetes ka mbrojtjen më të dobët pasi kanë lejuar të ketë shumë goditje.
Andreas Palcika, ka mbrojtjen më të mirë me 83 goditje me 36 pritje ose me 43.37 % pritje.
