Real Madrid eliminohet nga Kupa e Mbretit

19.01.2024 19:40

Atletiko Madridi ka arritur të sigurojë një biletë për në çerekfinale...

Atletiko Madridi ka arritur të sigurojë një biletë për në çerekfinale të Kupës së Mbretit pas fitores 4-2 të arritur përballë Realit të Madridit në 120 minuta lojë(koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2).

Vendasit zhbllokuan sfidën në minutën e 39-të me anë të Samuel Lino, por pa u mbyllur pjesa e parë u vendos barazpesha, portieri i Atletikos, Jan Oblak, shkaktoi autogol në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Alvaro Morata ktheu epërsinë për të besuarit e Simeones në minutën e 57-të, për sulmuesin ishte goli i gjashtë në 11-të ndeshje kundër Realit në të gjitha garat. Joselu, i cili hyri në lojë në minutën e 82-të, realizoi me kokë duke rikthyer edhe njëherë barazpeshën, 2-2.

Në minutën e 100-të të ndeshjes, Antoine Griezmann, firmosi për 3-2, ndërsa Riquelme mbylli të gjitha llogaritë për suksesin 4-2.

Atletiko në çerekfinale i është bashkuar Barcelonës, Athletic Bilbaos, Sevillas, Celta Vigos, Real Sociedadit, Gironas dhe Mallorcas.