Shqipëria grumbullohet në Austri, luan katër ndeshje kontrolluese

19.01.2024 19:45

Kombëtarja shqiptare e futbollit...

Kombëtarja shqiptare e futbollit për herë të dytë në histori do jetë pjesë e fazës finale të një Europiani.

Kuqezinjtë e Sylvinhos do jenë të grumbulluar në Austri, përpara se të zhvendosen në kampin bazë të Dortmundit, gjatë "Gjermani 2024".

Skuadra e drejtuar nga braziliani do ketë mundësinë edhe për disa duele miqësore, me Sylvinhon që do shohë nga afër lojtarët e grumbulluar për aventurën kundër Spanjës, Italisë dhe Kroacisë në grupin B.

Në muajin mars, konkretisht në fundin e tij, kuqezinjtë do marrin pjesë në një kompeticion miqësor që do zhvillohet në Algjeri. Veç organizatorëve, në këtë turne do jenë edhe Shqipëria, Bolivia dhe Afrika e Jugut.

Sipas një shorti të hedhur rastësisht, do zhvillohen fillimisht dy gjysmëfinalet dhe më pas finalja dhe ndeshja për vendet tre dhe katër.