LPFM, dy nga 12 trajnerët me klubet e njëjta
Dymbëdhjetë skuadrat elitare të futbollit vendor...

Dymbëdhjetë skuadrat elitare të futbollit vendor, tani më kanë ndezur motorët dhe po përgatiten për nisjen e sezonit pranveror në mes të muajit shkurt. Shikuar listën e trajnerëve të cilët një vit më parë ose në janarin e vitit 2023, ishin në pankinat e skuadrave elitare vetëm dy nga 12-të, i kanë mbijetuar shkarkimeve të tyre.
Para një viti dhe sot vetëm Gjorgji Mojsov i Tikveshit dhe Goran Zdravkov, kanë mbetur ulur në pankinat e tyre.
Ndërkohë që vetëm pesë trajner, së bashku me këta të dy edhe në këtë janar, sikurse një vit më parë janë të ulur në pankinat e skuadrave elitare.
Gorazd Mihajllov ishte në Sileks të Kratovës, ndërsa tani ka nisur përgatitjet me skuadrën e Vardarit. Nga ana tjetër Aleksandar Vasovski në janar të vitit 2023 ishte në pankinën e skuadrës së Brera nga Strumica dhe tani po përgatit skuadrën e Sileksit.
Gjithashtu edhe Goce Sedlloski ka mbetur në elitën e futbollit vendor. Ai një vit më parë ishte ulur në pankinën e FC Shkupit, ndërsa tani për pargatitjet dimërore ka bërë thirjen tek skuadra e Rabotniçkit.
Dy skuadrat “kuq e zi”, Shkëndija e Tetovës dhe Vardari për një vit kalendarit kanë shkarkuar ose emëruar tre trajner.
Shkëndija vitin e kishte nisur me Qatip Osmani, për të vazhduar me Ardian Nuhiun dhe tani në janar me ekipin po punon Jeton Beqiri.
Skuadra nga kryqendra në janarin e 2023-es, trajner kishte Boban Grnçarov për të vazhduar me Aleksandar Vasovskin dhe tani në ditën e para të përgatitjeve po punon me Gorazd Mihajllov.
Skuadra debutuese në elitën e futbollit vendor Voska Sport nga Ohri, në stafin teknik nuk ka bërë shumë ndryshime. Liqenasit për dy sezone në pankinën e tyre ishin ulur dy trajnerë. Në janarin e kaluar ishte Berat Imeri, ndërsa tani malazezi Miljan Radoviç.
