Kocev bie në radarin e Shkëndijës
19.01.2024 19:47
Skuadra e Shkëndijës së Tetovës...

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës, ka prezantuar edhe futbollistin e dytë të angazhuar në këtë merkato dimërore. Anëtar i ri i tetovarëve është mbrojtësi i krahut të djathtë, Stefan Kocev.
29-vjeçari tek Shkëdija, vjen nga skuadra kazakistaneze Kaspij, ku luajti për 6 muaj. “Ndjehem shumë mirë që firmosi me një prej klubeve më të mira në Maqedoni. Gjithsesi se do të luftojmë për të dalë kampionë. E dimë se Shkëndija ka numër të madh të publikut, e cila është lojtari i 12-të në çdo ndeshje. Unë gjithmonë jap maksimumin tim dhe premtoj se në çdo ndeshje do të lë zemrën në terren“, tha Kocev, pasi zyrtarizoi bashkëpunimin me Shkëndijën.
